NOVA: 13 bursa për nxënës të talentuar

Shkolla ndërkombëtare ‘Nova’ dhe Fondacioni ‘Boris Trajkovski’ do të ndajnë tre bursa të plota dhe 10 të pjesërishme për katër vite shkollimi, për nxënës të talentuar, duke filluar nga viti shkollor 2014/2015.

‘Konkurrentët duhet të plotësojnë disa kritere, si njohje të gjuhës angleze dhe lëndës së matematikës, gjithashtu të kenë sukses të shkëlqyer prej klasës së pestë deri në të tetën. Gjatë seleksionimit do të keni detyrë të shkruaj një Ese si dhe do ti nënshtrohen testimit në gjuhë angleze dhe matematikë. 25 kandidatët më të mirë do të ftohen në intervistë para komisionit, ndëra 13 më të mirët do të fitojnë’ thonë nga sektori për marrëdhënie me opinin pranë Shkollës së mesme private ‘Nova’.

Aplikantët mund të konkurojnë deri më 6 mars, ndërsa rezultatet finale do të shpallen më 2 prill.

Shkolla ndërkombëtare ‘Nova’, këtë vit manifeston 17 vjetorin e themelimit.

Kjo shkollë ka filluar me punë në vitin 1997 me miratim të Qeverisë dhe verifikim të MASH-it, ndërsa është shkolla e parë private e regjistruar në vend.

Në këtë shkollë mësojnë rreth 500 nxënës në vit të nacionaliteteve të ndryshme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button