Liria e pamëshirshme në “Shaban Tërstena”

Basketbollistët e Lirisë nga Çairi kanë turpëruar mysafirët nga Strumica, duke u dhënë leksion në basketboll, edhe atë duke mos lejuar që në asnjë çerek të afrohen as në barazim e lere më të mendojnë për të kryesuar.

Ndeshja është luajtur në një atmosferë të zjarrtë në palestrën basketbollistike “Shaban Tërstena”, ku përveç numrit të madh të atyre që e pëlqejnë sportin e basketbollit, kishin ardhur edhe tifo grupi “Shvercerat” që u dhanë krahë basketbollistëve për të triumfuar.

Në këtë ndeshje ku rezultati përfundimtarë ishte 86:79, më i miri te Liria ka qenë amerikani J. Coles duke shënuar 20 pikë, e më pas 17 kishte Tasovski, Lejesijeviq dhe Labinot Idrizi shënuan edhe nga 10. Në këtë ndeshje ku Liria dominoi tërësisht në lojë janë inkuadruar edhe basketbollistë e rinj shqiptar dhe shumë perspektiv, Jetmir Zeiqiri, Ardit Mehmeti dhe Jeton Fetai. / Portalb

VERZIONI DESKTOP