Irak, nis faza e dytë e operacionit për çlirimin e Mosulit

Forcat irakiane të sigurisë kanë filluar fazën e dytë të operacionit për çlirimin e qytetit të Mosulit i cili mbahet nga organizata terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Komandanti irakian për luftë kundër terrorizmit, Abdulvahap Es-Saadi konfirmoi se ka filluar faza e dytë e çlirimit të qytetit.

Sipas tij, kjo fazë synon vendosjen e kontrollit të plotë mbi pjesët lindore të qytetit i cili aktualisht mbahet nga DEASH-i.

Forcat irakiane të sigurisë, më 3 nëntor filluan të hyjnë në pjesët qendrore të Mosulit përmes rrugëve në pjesën lindore të tij.

Pas luftimeve pesëdhjetë ditëshe, ata morën kontrollin të mbi 40 lagjeve të qytetit.

Që nga fillimi i operacionit për çlirimin e Mosulit më 17 tetor e deri më tani, forcat e koalicionit kanë kryer 7.500 sulme ndaj pozicioneve të DEASH-it.

Gjatë këtyre sulmeve janë 400 automjete, prej të cilave 108 autobomba, 125 tunele, 331 bunkerë, 23 antitanke dhe 234 obusë dhe mortaja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button