Sërish përleshen protestuesit e policia në Stamboll

Policia turke ka përdorur topat e ujit dhe ka shtënë me gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra persona që po protestonin kundër ligjit të internetit, i cili sipas protestuesve do të ndikojë në censurë të shtuar në Turqi.

Demonstruesit kanë sulmuar forcat e rendit me koktej mollotovi, dhe objekte të tjera, për ç’arsye policia arrestoi disa prej protestuesve.

Protestat u zhvilluan në qendrën kryesore tregtare të Stambollit në rrugën Istiklal, që gjendet në afërsi të Sheshit Taksim, i cili ishte arenë e përleshjeve të shumta verën e kaluar ndërmjet të policisë dhe protestuesve.

Aktivistët shprehin frikën se ligji i ri turk për kufizimet në internet, i cili i lejon qeverisë që të bllokojë portale, do t’a çojë Turqinë me pranë censurës e cila ekziston në Kinë, dhe do ta largojë nga Bashkimi Evropian. (REL)

Lajme të ngjashme

Back to top button