Fjalë të urta në fillim, fjalë të thjeshta dhe propagandë në vazhdim

[Recension: Një fjalë e urtë thotë: “Katuni që shihet, nuk do kallauz”!?]

Kemi filluar të merremi edhe me fjalë të urta. Bukur, edhe kjo i shkon për shtati gazetarisë. Por jo pa i pastruar punët me fjalët e thjeshta.  Në tentativë për të shkruar me gjuhë të kuptueshme për popullin, në shkrim është vendosur fjalë e urtë, kuptohet, si vërtetim për tezën e shtruar.  Por kjo aspak nuk i ka dhënë peshë brendisë së tekstit, i cili është përplot me konstatime dhe analiza politike, të cilat nuk vijnë prej burimeve, por prej vetë autorit, gjë që nuk i takon ta bëjë në përmbajtje informative.

nje-fjale-e-urte-thote-katuni-qe-shihet-nuk-do-kallauz-11111111111Linku për te artikulli origjinal: Një fjalë e urtë thotë: “Katuni që shihet, nuk do kallauz”!?

Data dhe koha e publikimit: 25.12.2016

Data e recensionit: 28.12.2016

Recensuese: Ferikan Iljazi

Në tekstin që po e recensojmë është tentuar të artikulohet një përfundim ose konstatim se partitë shqiptare nuk po bashkohen shkaku i Lëvizjes Besa dhe RDK-së dhe se iniciativa e kreut të BDI-së Ali Ahmeti paskësh qenë ‘historike’ – e vetmja që ka arritur t’i ulë në një tryezë katër parti, tre nga Aleanca, si dhe BDI-në.

“Unifikimin e partive shqiptare dikur e kërkonte edhe ish kreu i RDK-së Rufi Osmani i cili edhe pas shumë tentativave nuk i’a arriti të bëj bashkë dhe të ulë në tryezën e bisedimeve liderët politik shqiptarë gjatë kohës sa ai ka qenë aktiv në skenën politike, gje që vetëm dje e bëri lideri i BDI-së z. Ali Ahmeti i cili uli në tavolinë Ziadin Selën, Gëzim Ostrenin e Vesel Memedin, informon Zhurnal derisa në anën tjetër ftesën e tij e kishin refuzuar PDSH dhe Lëvizja Besa”

Kjo është vetëm hyrje për akuzat e shumta që i adresohen Lëvizjes Besa për gjoja mungesën e interesit për bashkim të partive shqiptare.

“Interesante është fakti se pikërisht kjo e fundit shpesh ka komentuar se përkrah politikën e Rufi Osmanit me një pjesë të ish partisë së tij janë dhe në koalicion, duket se idenë e tij për unifikim të faktorit politik shqiptarë nuk e kanë aspak në agjendë dhe kjo u vërejt poashtu dje kur në takim me Ahmetin dhe të tjerët nuk u shfaq askush nga Lëvizja Besa”

Në tekst nuk është përmendur fare fakti se nga kjo parti kishte njoftim publik për arsyet e mungesës në këtë takim, e ky reagim nuk është kyçur askund.

“Propaganda e Lëvizjes Besa se janë me RDK-në mund të jetë sa për sy e faqe për shkak se Rufi Osmani gjatë gjithë kohës ka kërkuar unifikimin e faktorit politik shqiptarë në Maqedoni që të mos përcahet vota shqiptare, ndërkohë që teza e tyre me këto fakte që i dëshmojmë më poshtë bie në ujë dhe se përkrahja e tyre ndaj Osmanit është vetëm me fjalë boshe dhe aspak me vepra”

Bejgji analizë ‘e thellë’. Por jo në përputhje me rregullat që vlejnë për një gazetar. Si të tillë, ne nuk duhet të bëjmë komentime në rubrikën e lajmeve, ose nëse gazetari jep përfundime, kjo duhet bërë vetëm nëse kemi ndonjë moment të jashtëzakonshëm të përkrahur me fakte dhe video të qarta ku personat për të cilët thuhet se nuk duan bashkim kombëtar, do të zbulonin veten.

Por si mundet me video të vjetra të fjalimeve të Rufi Osmanit të shërbehet i gjithë teksti dhe të thuhet se kjo parti është zotuar t’i ndjekë hapat e Rufi Osmanit për bashkim kombëtar, por po ju ik këtyre vijave? Fillimisht, teksti nuk ka ofruar dëshmi se kjo parti është zotuar të ndjekë synimet e Osmanit, e ku më t’i shpalosë edhe daljet nga këto korniza.

Gazetari sa mund të bëjë mirë aq mund të bëjë edhe dëm. Ndonjëherë jemi të vetdijshëm se sa kemi fuqi në dorë, por nuk jemi të vetdijshëm për dëmin që mund ta shkaktojmë.
Ja, që të jemi konzistent në stilin e tekstit të recensuar, do të përdorim edhe ne një fjalë të urtë: Disa herë mate, e njiher preje!  Ky tekst ka mundur të duket shumë më ndryshe, po të mos kishte pasur tendenca të tjera. Për fat të keq, ai ka përfunduar si një përmabjtje tendencioze dhe e njëanshme, edhe atë e bërë pa shumë finesë. Për në fund, të inspiruar prej thesarit popullor, do të tregojmë edhe një tregim që në mënyrë indirekte flet për përçuarjen e shpejtë të lajmeve të këqija:

Nje here Nastradini po vidhte ne nje shtepi.
Nje person e pa dhe e pyeti:
– C’po ben o Nastradin ?”
Nastradini duke sharruar me nje share dore celsin tha: “Po i bie violines.”
-Po ku e ke avazin (muziken)?”
– Avazin do ja degjosh neser – i tha Nastradini !

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button