Maqedoni, në vitin 2016 është ulur numri i grave sipërmarrëse

Në krahasim me vitin 2015, këtë vit në Maqedoni kemi ulje të përfshirjes së grave në sipërmarrësi. Këtë e bëri publike Shoqata e Femrave Sipërmarrëse të Maqedonisë (SHFSM), sot në Shkup, në takim me Unioni i Dhomave Tregtare (UDHT) dhe Agjensionin për Punësim në Maqedoni (APM), transmeton Portalb.mk.

“Nga rezultatet e Entit Shtetëror për Statistikë, vitin e fundit në Maqedoni, nga numri i përgjithshëm i sipërmarrësve, 18.45% janë gra. Për dallim nga viti 2015, në vitin 2016 hulumtimet ndërkombëtare Maqedoninë e paraqesin me ulje të numrit të grave sipërmarrëse”, shpreh Valentina Diskoska, kryetare e SHGSM-së.

Unioni i Dhomave Tregtare thotë se në krahasim me meshkujt, gratë e përfshira në hulumtim kanë kushte dhe aftësi për tu marrë me sipërmarrësi.

“Sipas GEM (Global Entrepreneurship Monitor) për hulumtim të sipërmarrësisë në botë, në Maqedoni në vitin 2015, 38.6% e pjesëmarrësve në hulumtim thonë se kanë kushte për tu marrë me sipërmarrësi në 6 muajt e ardhshëm. 46.3 % thonë se kanë njohuri dhe aftësi për tu marrë me sipërmarrësi në dallim prej meshkujve të cilët 46% përfshihen në këtë sektor. Femrat kanë më shumë frikë për të filluar me biznes edhe atë me 4% më shumë se sa meshkujt”, thotë Aleksandër Zarkov, drejtor i UDHT-së.

Nga Agjensioni për Punësim i Maqedonisë thonë se femrat në pozitat udhëheqëse jashtë sektorit privat janë në numër të lartë.

“Që nga viti 2007, thuhet se qasja në punësim e gjinisë femërore duhet të jetë 30 %. Në periudhën 2007-2016, nga numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve aktiv në  ndërmarrjen e masave për punësim, mbi 50% janë femra. Më shumë se 35% i numrit të përgjithshëm të vetpunësimit me grante janë femra”, tha Slobodanka Aleksovksa, drejtoreshë e APM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button