Hulumtim: Çdo i pesti banorë i Maqedonisë ka migruar

Një hulumtim i Qendrës amerikane për hulumtim PJU, e cila ka përdorur të dhëna të vitit 2015 nga KB vërteton se 9 shtete kanë humbur 1/5 ose më shumë të banorëve, transmeton Portalb.mk.

1/3 nga të lindurit në B&H janë në migrim, 28% e shqiptarëve dhe banorëve të Jamajkës gjithashtu kanë lëshuar vendin e lindjes. Në Armeni ¼ e të lindurve më 2015 jetojnë jashtë vendit.

Ky hulumtim e rëndit Maqedoninë në listën e vendeve ku cdo i 5-ti person ka migruar jashtë vendit, së bashku me vendet is Kazakstani, Siria, Trinidad dhe Tobago dhe Portugalia.

makedonija

Hulumtimi tregon se arsyet e ikjeve nga vendlindjet janë: konfliktet dhe kërcënimet fizike.

15 vitet e kaluara numri i migrantëve në botë është rritur shumë shpejt, duke arritur numrin prej 244 milionë migrantë. Ky numër më 2010 ishte 222 milionë, ndërkaq më 2010 173 milionë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button