Keqpërdorim i fuqisë mediatike për larje hesapesh politike

[Recension: Profesor Vebi Xhemaili keqpërdor fotografinë me studentët për prononcim politik | FOTO]

Kur marim të shkruajmë një tekst, duhet të kemi parasysh disa parime. Të mos i shkaktojmë dikujt ndonjë dëm padrejtësisht, të marrim parasysh se vallë dikujt i bëjmë mirë ose keq dhe të mendojmë se çfarë epilogu ose efekti do të kishte teksti jonë në harmoninë e dikujt, në jetën private ose në raportin e tij me shoqërinë dhe rrethin. Ky parim nuk vlen në tërësi kur bëhet fjalë për figura publike, e sidomos jo për politikanë apo zyrtarë publikë, të cilët mund të dyshohen për krim ose korrupsion. Mirëpo, kur kemi të bëjmë me detaje të parëndësishme nga veprimtaria e ndonjë profesori, është e pahijshprofesor-vebi-xhemaili-keqperdor-fotografine-me-studentet-per-prononcim-politik-foto-flakame që t’i përmendet emri dhe mbiemri dhe të akuzohet për keqpërdorim të studentëve, duke marrë si provë vetëm një fotografi.

Linku për te artikulli origjinal: Profesor Vebi Xhemaili keqpërdor fotografinë me studentët për prononcim politik | FOTO

Data dhe koha e publikimit: 24.12.2016

Data e recensionit: 28.12.2016

Recensuese: Ferikan Iljazi

Ashtu siç është shkruar, teksti jep përshtypjen se përpiluesi i tij ka hesape të hapura me profesorin Vebi Xhemaili, andaj edhe ka zgjedhur rrugën “më të lehtë” për të marrë hak. Është shkruajtur një lajm fyes për të, vetëm duke përdorur dhe interpretuar një fotografi dhe duke e mjegulluar, që duhet të ‘tregojë’ se gjoja po keqpërdoren studentët për qëllime politike.

“Profesori i historisë Vebi Xhemaili sot ka kaluar veten dhe ka postuar një fotografi me studentët e tij për të sinkronizuar një qëndrim të tij politik, njofton Flaka.Xhemaili në një postim të tij në Face Book, ka drejtuar akuza ndaj zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani”

Por, autori ka harruar se studentët janë njerëz të rritur, të moshës madhore, që në mënyrë aktive mund të merren me politikë, të jenë anëtarë apo simpatizues të partive të ndryshme. E, nëse ata nuk kanë pasur ndonjë vërejtje për fotografitë që profesori i tyre i vendos në rrjetin social Fejsbuk, atëherë përse gazetari duhet ta bëjë një gjë të tillë? Madje, vetëm sepse bindja e tij thotë se profesori nuk duhet të vendosë fotografi me vlerësime ose citate politike, pa dhënë argumente, cituar ligje ose konsultuar ekspertë për këtë çështje.

Gjithë studimi është përplot politikë. Gjithë jeta është politikë dhe diskutimi për çështje politike nuk i bën dëm askujt por, përkundrazi, sa më shumë që rritet interesi për politikën, aq më tepër qytetarët do të jenë të përgatitur dhe të arsyeshëm kur zhvillohen politika që nuk janë në pajtim me interesat e tyre. Por, diskutimi për politikë e ka vendin dhe kohën e tij dhe sigurisht se amfiteatri i fakultetit duhet nuk duhet të keqpërdoret për propagandë politike apo politizim të studentëve. Mirëpo, në vend se të argumentojë vallë citati në fjalë është vënë vetëm si ilustrim apo është thënë para studentëve që do të jepte indicie për keqpërdorim, teksti fare nuk merret me këtë.

“Sot shqiptarët i thanë jo doktrinës falso të Bujar Osmanit, që kërkonin doktrinë boshe për ta ringjallë politikën shovene të Nikolla Gruevskit, e cila politikë i çoi shqiptarët më keq se në kohën e periudhës Titiste. Shqiptarët mbetën rrugëve; as në Nato-as në Bashkimin Evropian, Shqiptarët i shërbyen kësaj politike, si me qenë vegla pune. Por populli, kësaj radhe doli më vizionar dhe tha; “Mjaftë më me demagogji komuniste, “Se jeni të lexuar nga populli dhe nuk u beson më”. Prej sot “COFI”, doktrina e plasuar në media, nga Bujar Osmani. “se ne kemi doktrinë për ti bashkuar shqiptarët”, përcillet postimi i profesorit  Xhemaili.

Të shkojmë një hap para autorit.

Kodeksi i gazetarëve të Maqedonisë thotë se gazetari nuk duhet të jetë tendencioz, se duhet të shkruaj lajm e jo mendimin e tij, se duhet t’ia lejojë atij për të cilin ka shkruar tekst mundësinë të arsyetojë atë për çka akuzohet, të marrë mendimin e palëve tjera të prekura, insitucioneve, ekspertëve…Asnjëri prej këtyre elementeve nuk është respektuar.

Gazetari nuk ka për të krijuar ose përpunuar me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk ka për të folur me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, orientimi seksual…)

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve.

Gazetari do të tentojë që të sigurohet e drejta për korrigjim, demant dhe përgjigje, në ato raste kur vërtetohet pasaktësia e informatës.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button