Tërmete në Greqi dhe Rumani

Tërmete të matura natën e kaluar janë regjistruar në jug të Greqisë dhe në Rumani, prej të cilëve i dyti është ndjerë edhe në disa pjesë të Bullgarisë, Moldavisë dhe veriperëndim të Turqisë.

Siç njoftoi Instituti për gjeodinami pranë Observatorit athinas, tërmet me intensitet prej 4,5 ballëve sipas Rihterit është regjistruar mbrëmë vonë në rajonin e gadishullit Peloponez.

Sipas të njejtit burim, epiqendra e tërmetit ka qenë në Detin Mesdhe në lindje të rajonit Lakonia, në thellësi prej 10 kilometrave nën thellësinë detare.

Nga ana tjetër, Qendra sizmologjike mesdhetare evropiane njoftoi se tërmeti ka qenë me intensitet prej 4,8 ballëve sipas Rihterit, me epiqendër në 71 kilometra në juglindje të Spartës.

Tërmeti është ndjerë në pjesën më të madhe të Peloponezit, por nuk ka informata për viktima ose dëme të shkaktuara materiale. Pas tij, kanë pasur një sërë dridhje më të dobëta dytësore me intensitet më të dobët.

Qendra sizmologjike evropiane njoftoi edhe se mbrëmë 21 minuta pas mesnate, një tërmet me intensitet prej 5,6 ballëve sipas shkallës së Rihterit, është regjistruar edhe në rajonin rumun Vrança.

Epiqendra e dridhjes ka qenë në rajonin e qytetit Fokshani në 147 kilometra në veri të Bukureshtit, në thellësi prej 98 kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Instituti sizmologjik rumun megjithatë njoftoi se intensiteti i dridhjes ka qenë 5,2 ballë sipas Rihterit.

As gjatë këtij tërmeti nuk ka informata për viktima ose dëme të shkaktuara materiale.

Rajoni i Vrançës më 4 mars të vitit 1977 është goditur nga një tërmet me intensitet prej 7,4 ballëve sipas Rihterit, me ç’rast jetën e kanë humbur disa qindra persona, ndërsa shkatërrime kishte në disa qytete, duke përfshirë edhe në Bukuresht.

Siç njofton BTA, tërmeti i mbrëmshëm në Rumani është ndjerë edhe në disa pjesë të Bullgarisë, para së gjithash në rajonet e qyteteve Dobriç, Silistra, Shimen dhe Sliven. Me intensitet më të dobët tërmeti është ndjerë edhe në Moldavi, si dhe në rajone në pjesën evropiane të Turqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button