BDI-ja paralajmëron hapa konkrete për ndryshimin e modelit zgjedhor

Dështimi i idesë së BDI-së, për të pasur një kandidat konsenzual në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ka bërë që kjo parti të kërkojë forma tjera për realizimin e kësaj ideje të të ardhme, duke përfshirë mundësin e  rihapjes së kushtetutës për realizmin e ndryshimeve që do të mundësonin këtë.

BDI-ja do të ndërmarë hapa konkrete për ndryshimin e modelit zgjedhor dhe ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së presidentit.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, deklaroi se BDI-ja nuk e përjashton mundësinë për hapjen e kushtetutës dhe ndërrimet kushtetuese që do të mundësonin ndryshimin e modelit zgjedhor.
Bujar Osmani vlerëson se në bazë të të gjitha analizave, në vend janë pjekur kushtet që presidenti i shtetit të zgjidhet në Parlament.

Kjo sipas Bujar Oasmanit, do të tregojë konsekuencën e BDI-së, për realizimin e idesë për të pasur një president konsenzual të shtetit në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Back to top button