Shkëndija e filloi dhe e mbylli me barazim

Futbollistët e Shkëndijës kanë barazuar 2:2 me ekipin e kategorisë së tretë austriake SK Vorwärts Steyr, në ndeshjen e fundit kontrolluese në fazën përgatitore të zhvilluar në Antali të Turqisë. Trajneri Shpëtim Duro si që paralajmëroi më parë në këtë përballje shans për të luajtur u dha futbollistëve më të rij dhe atyre që në ndeshjet paraprake kanë pasur më pak shans për të luajtur. 

Para se gjithash këtu mendojmë në portierin e rekuperuar Marko Jovanovskin, pastaj përforcimin e fundit Mensur Kurtishin, si dhe Astrit Fazliu dhe Elvir Nurishin që patën mundësi të luajnë nga një pjesë në këtë përballje. Në përgjithsi ndeshja mund të vlerësohet pozitive, futbollistët e rinj lëviznin mirë në teren, në momente sollën episode shumë të mira, ndërsa goli në pjesën e parë ishte rezultat i një gabimi individual. Belica në minutën e 35-të nuk ktheu si duhet topin për Jovanovskin, ndërsa Demir kalon gardianin e Shkëndijës dhe përcjell topin në rrjetën e zbrazët. Pjesa e parë u mbyll me epërsi 1:0 të austriakëve. Skuadra austriake shënoi golin e dytë në minutën e 56-të, kur Peham doli ballë-ballë me Jovanovskin dhe goditi saktë në rrjetë. Fazliu ka ulur epërsinë e austriakëve në minutën e 59-të për 1:2. Vetëm tre minuta më vonë tjetër mjeshtëri e Kurtishit që me diagonale gjen në krahun e djathtë Elvir Nurishin i cili sjell golin e barazimit 2:2

Përveç barazimit të sotëm 2:2 me SK Vorwärts Steyr (Austri), Shkëndija mundi 1:0 KF Atyraun nga Kazakistani, ndërsa barazoi 1:1 me FC Altach (Austri) dhe 0:0 me Beroen (Bullgari). Ndërkohë paraprakisht Shkëndija  shënoi dy fitore në Ohër përballë Vrapçishtit (3:0) dhe Zajazit (5:0). Ekipi nuk shijoi asnjë humbje në këto miqësore në kuadër të përgatitjeve dimërore, ku ka një gol-diferencë pozitive me 12-të gola të shënuar dhe vetëm 3 të pranuar. 

Ekspedita të shtunën largohet nga Antalia dhe pritet që në orët e pasditës të arrijë në Maqedoni. Futbollistët do të kenë dy ditë të lira, ndërsa nga e marta nisin përgatitjet për ndeshjen e parë kampionale, kur me 2 mars në Tetovë luajnë me Makedonija Gj.P. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button