BB: Shqipërisë i nevojitet një dekadë me 4 për qind rritje ekonomike që të dalë nga varfëria e madhe

Banka Botërore vlerëson se Shqipërisë i duhen të paktën 10 vite, me rritje ekonomike nga 4 për qindm që ta eliminojë varfërinë ekstreme, e cila do të shpërndahet në një mënyrë të drejtë tek të gjitha shtresat e popullsisë, të cilat edhe pse nuk figurojnë në nivelin e varfërisë, i kanë të ardhurat vetëm pak mbi këtë nivel. Kjo shpjegon faktin se mbi 45 për qind  e popullsisë shqiptare jeton me më pak se 5 dollarë në ditë sipas standardit të fuqisë blerëse, njoftojnë mediat shqiptare.

Sipas BB, mjerimi në Shqipëri ka ardhur në rritje, duke e shtuar numrin e atyre që jetojnë në varfëri me tre herë brenda viteve 2008-2010. Shpresa që 31 mijë qytetarët të jetojnë me më pak se 120 lekë në ditë, por edhe ata që konsiderohen se janë më mirë e që konsiderohen të varfër, është e pakët.

Të dhënat e BB kanë treguar se ky ka qenë pikërisht efekti dramatik që ka shkaktuar kriza mbi të varfrit.

Sipas standartit ndërkombëtar, klasifikohen si individë me varfëri ekstreme ata që jetojnë me më pak se 1.9 dollarë në ditë, të shprehura sipas standartit të fuqisë blerëse.

Sipas shifrave të 2008, në Shqipëri jetonin 11 mijë persona nën këtë nivel të ardhurash.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button