Moti sot në Maqedoni

Moti paradite në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa gjatë ditës për shkak të rënies së masës shumë të ftohtë ajrore nga veriu do të ketë rritje të vranësirave sidomos në pjesët veriore dhe perëndimore të vendit ku në vendet më të ulëta do të ketë reshje të përkohshme të shiut, ndërsa nëpër male reshje të borës. Për shkak të lëshimit të kësaj mase të ftohtë ajrore në orët e pasdites do të ketë rënie të temperaturave dhe reshjet e shiut në vendet më të larta do të kalojnë në reshje dëbore. Reshjet nuk pritet të jenë shumë intensive, do të jenë me erë të dobët deri mesatare, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit erë e përforcuar veriore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri pesë gradë, ndërsa ajo e ditës prej pesë deri 13 gradë celsius.

Në Shkup paradite do të mbajë mot i ndryshueshëm, ndërsa gjatë ditës mot me vranësira të përkohshme dhe me reshje të shiut dhe erë të përforcuar veriore.

Temperatura e mëngjesit do të bjerë deri nën një gradë, ndërsa ajo e ditës do të ngrihet deri te shtatë gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button