Strugë, nuk zgjidhet problemi me gypat e vjetra të azbestit

Më shumë se 70% e gypave të rrjetit të ujësjellësit të Strugës, sidomos në pjesën e vjetër të qytetit, janë prej azbestit. Ky rrjet është ndërtuar para pothuajse gjashtë dekadave. Për shkak të vjetërsisë shfaqen defekte të shpeshta në sistem. Nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi i Strugës” thonë se mirëmbajtja e gypave të azbestit është punë e shtrenjtë dhe e vështirë.

“Sistemi i ujësjellësit lloi me ndërtimin në vitin 1959 dhe atëherë ndërtohej me gypa të azbestit. Ujësjellësit më të rinj janë punuar me polietilen dhe ata janë në gjendje të mirë. Momentalisht ne vetëm e mirëmbajmë sistemin, por nuk kemi mjete për një ndryshim të këtillë”, deklaroi Jonçe Dokoski, udhëheqës teknik në “Ujësjellësin e Strugës”, transmeton Alsat M.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button