Serbi: Arrestohen trafikantët e dyshuar të 77 migrantëve

Autoritetet e Serbisë kanë arrestuar tre persona me dyshimin se kanë trafikuar njerëz pasi 77 migrantë janë gjetur në një automjet për bartje mallrash, raporton Reuters duke u mbështetur në njoftimin e ministrisë së mbrojtjes së Serbisë.

Serbia është shfrytëzuar gjatë tërë vitit si zonë tranzite për në Bashkimin Evropian nga qindra mijëra njerëz që janë larguar nga varfëria dhe luftërat në Lindje të Mesme dhe Azia.

Rruga është mbyllur në muajin mars, por nga atëherë, autoritetet serbe vlerësojnë se 110 mijë migrantë të tjerë e kanë kaluar të njejtën rrugë, shumica duke kaluar ilegalisht në Hungari.

Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatë, rreth 7 mijë migrantë gjenden nëpër kampe të Serbisë, ndërsa shumica prej tyre kanë paguar trafikantë për t’i dërguar aty nga Turqia, përmes Maqedonisë apo Bullgarisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button