India teston raketën balistike me “potencial bërthamor”

India ka kryer të hënën me sukses testimin e raketës interkontinentale balistike tokë-tokë, me rreze të gjata veprimi, e quajtur Agni-V, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton “All Radio” shtetërore, raketa është e aftë të godasë caqe në një distancë prej mbi 5.000 kilometra, duke bartur me vete një kokë bërthamore. Testi është kryer në bregdetin Odisha, në orën 11:00 sipas kohës lokale.

Në njoftimin e radios indiane thuhet se raketa Agni V është raketa më e përsosur që ndonjëherë është ndërtuar në Indi.

Zyrtarët e Organizatës për Kërkim dhe Zhvillimit të Mbrojtjes, e cila merret me projektimin dhe zhvillimin e raketave, e kanë quajtur testin “një moment i mrekullueshëm” dhe “një sukses i madh”.

Kryeministri indian Narendra Modi përgëzoi shkencëtarët për testin në fjalë. “Lançimi i suksesshëm i testit Agni V bën krenar çdo indian. Kjo do të ti jap forcë të jashtëzakonshme mbrojtjes sonë strategjike”, tha Modi në një kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button