Turqi, arrestohet zyrtarja e lartë e HDP, Aysel Tugluk

Policia turke ka arrestuar të hënën në Ankara zyrtaren e lartë të Partisë Demokratike të Popujve (HDP), Aysel Tugluk, thonë burime policore për Anadolu Agency (AA).

Ekipi për anti-terrorizëm arrestoi Tuglukun në vazhdën e një hetimi të cilin po e zbaton zyra e prokurorit publik në Diyarbakir, tha burimi i lartpërmendur i cili ka folur në kushte anonime.

Muajin e kaluar u arrestuan 13 deputetë të HDP-së, 10 prej të cilëve, përfshirë bashkëkryetarët Selahattin Demirtas dhe Figen Yuksekdag vazhdojnë të mbahen në paraburgim në pritje të gjykimit për akuza të lidhura me terrorizmin.

Ndjekja penale e deputetëve i nënshtrohet legjislacionit për anti-terrorizëm pasi imuniteti i tyre u hoq në fillim të këtij viti.

Qeveria e Turqisë akuzon HDP-në se mban lidhje me PKK-në të cilën Turqia, SHBA-të dhe BE-ja e trajtojnë si organizatë terroriste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button