Paditen dy shtetas të Bullgarisë që kanë vjedhur në Shkup

SPB Shkup, deri te PPTH shtroi kallëzim penal kundër S.SH.G. (25) dhe R.S.D, (23), shtetas bullgarë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer tri vepra penale “vjedhje nga xhepi”, me ç’rast kanë përfituar fitim të kundërligjshëm prej rreth 12.000 denarë.

Nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake u është caktuar masë një vit burg, me kusht për 3 muaj, ndërsa personat janë dëbuar dhe u është vendosur ndalesë për hyrje në vend në kohëzgjatje prej 10 viteve. Siç informon MPB, veprën e parë penale e kanë kryer më datën 15 të këtij muaji rreth orës 14, në autobusin me numër 7 të NPQ Shkup i cili ka lëvizur në relacionin nga lagjja Aerodrom në drejtim të “Rekordit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP