Projekt i madh filmik i Scorseses, tejkalon veten! (VIDEO)

Projektet e mëdha filmike që realizohen nga regjisorë të mëdhenj priten me padurim nga publiku dhe shkaktojnë bujë të madhe në botën e ekranit të madh. Kjo ndodh sidomos kur kemi të bëjmë me emra si legjendari Martin Scorsese. Ai tashmë ka 10 vite që po merret me realizimin e veprës së tij të re të artit, filmin ‘Heshtja’.

Regjisori ishte pranë përfundimit të këtij projekti edhe në vitin 2009, kur planifikonte që në rolet kryesore për këtë film të paraqiteshin yje si Daniel Day-Lewis, Benicio del Toro dhe Gael Garcia Bernal. Atëbotë, regjisori kishte lënë këtë projekt në pritje dhe ishte marrë me filmat si Shutter Island dhe Hugo. Filmi që u xhirua në vitin 2014 me aktorët Liam Neeson dhe Andrew Garfield është një përshtatje e bazuar në novelën e vitit 1966, të autorit japonez Shusaku Endo. Shfaqja e tij shkaktoi reagime të menjëhershme në rrjetet sociale, me shumicën e përdoruesve që shfrytëzuan rastin ta çojnë në qiell veprën më të re filmike të Scorsese, duke e krahasuar madje edhe me projektet filmike të Ingmar Bergman.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button