Tërmet prej 7.7 ballëve godet Kilin

Një tërmet me fuqi 7.7 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur Kilin, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra Sizmologjike Euromesdhetare (EMSC) thekson se dridhja është regjistruar në Gjirin Corcovado në thellësi prej 60 kilometrave.

Enti Gjeologjik Amerikan regjistroi tërmetin 225 kilometra në jugperëndim të qytetit Puerto Montt në jug të Kilit. Qendra e Paqësorit për Paralajmërim të Cunamit njoftoi se ka mundësi të ketë “valë të rrezikshme të brigjeve deri në 1.000 kilometra nga epiqendra e tërmetit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button