KSHZ: Banorët e Tearcës s’duan të inçizohen gjatë procesit të votimit (VIDEO)

Anëtari i KSHZ-së Husen Huseini, bëri apel deri te mediat që të mos rrijnë gjatë brenda vendit ku votohet, pasi që deri te ata ka pasur ankesa nga qytetarët. Sipas tij, qytetarët janë ankuar për atë se nuk dëshirojnë që të fotografohen apo të identifikohen për atë se a kanë dalë të votojnë, njofton Portalb.mk.

“Kemi pasur ankesa prej qytetarëve. I lusim mediat që të mos qëndrojnë brenda vendvotimit!” tha Huseini.

Një gjë të tillë e kanë hetuar edhe mbikëqyrësit e OJQ “Civil”, gjë që sipas tyre prek në fshehtësinë e votimit.

 “Duhet të theksojmë se prania e madhe e mediave ka shkaktuar shqetësim te qytetaret, pasi që shumica nuk duan që të dalin para kamerave”, tha Petrit Saraçini nga CIVIL.

Përndryshe në vendvotimin 2011 shihet prani e madhe e mediave dhe vëzhguesve. Shkolla “Kiril Pejcinoviq”, ku po bëhet votimi është e rrethuar nga forcat policore, ndërkaq vërehet edhe prania e aktivistëve nga partitë e ndryshme të cilët qëndrojnë jashtë objektit./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button