Shkelet armëpushimi në lindje të Ukrainës

Marrëveshja e armëpushimit në lindje të Ukrainës e cila pritej të fillonte sot është prishur nga grupet separatiste pro ruse, raporton Anadolu Agency (AA).

Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarët e luftës kundër terrorizmit në Ukrainë. Komanda e luftës kundër terrorizmit në Ukrainë ka njoftuar se grupet separatiste por ruse kanë sulmuar forcat ukrainase rreth orës 00:25 sipas orës lokale.

Në njoftim thuhet gjithashtu se grupet terroristë kanë sulmuar herë herë forcat ukrainase të sigurisë edhe në qytetet Marinka, Shirokino dhe Novotroistkoe.

Përfaqësuesi special i OSBE-së për Ukrainën Martin Sajdik pas takimit mes palëve në Minsk të Bjellorusisë deklaroi se është arritur një marrëveshje paqeje me rastin e festave të fund vitit. Sipas marrëveshjes armëpushimi do të niste në orën 00:00 sipas orës lokale më 24 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button