Gjatë vitit 2016, numër rekord i emigrantëve të mbytur në Mesdhe

Numri e emigrantëve të paidentifikuar që u mbytën në Detin Mesdhe në përpjekje për të ikur në Evropë arriti në 5000, tha OKB duke treguar se kjo është një shifër rekord.

“Ky është numri më i lartë i vdekjeve brenda një viti”, ka thënë zëdhënësi i UNHCR, William Spindler në Gjenevë, transmeton Lajmi.net.

Statistikat e UNHCR-së përfshijnë 100 persona të cilët u mbytën këtë javë kur dy anije u përmbytën në afërsi të brigjeve italiane.

“Ndër shkaqet për rritjen e numrit të viktimave është edhe moti i keq dhe taktikat e kontrabandisteve që përdorin për të mos u zbuluar”, tha zëdhënësi i OKB-së.

Ata i bënë thirrje Evropës për të organizuar rrugët ligjore nëpërmjet sigurisë së emigrantëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button