Agim Ibraimi mbetet pa klub, a do të ketë ofertë nga Shkëndija?

Agim Ibraimi nuk është më pjesë e skuadrës kampione të Kazakistanit, Astan, pasi që me marrëveshje të dyanshme kanë prishur kontratën. Sipas asaj që shkruajnë mediat nga Kazakistani, klubi ka qenë shumë i kënaqur nga paraqitja e Agimit, edhe pse ky i fundit një kohë të gjatë ishte i lënduar dhe nuk kishte shumë paraqitje, por ata kanë shtuar se Agimi është një futbollist shumë profesionist dhe se ndaj tij nuk kanë asnjë vërejtje.

Tani kur Agim Ibraimi është pa klub, nuk do të ishte befasi që të merr ndonjë ofertë nga KF Shkëndija, skuadër kjo që po vazhdon të kërkojë futbollistë me përvojë. Pasi deri më tani Shkëndija ka kthyer në folën e saj Ferhan Hasanin, Besart Ibraimin, Armend Alimin, nuk do të ishte mision i pamundur edhe ardhja eventuale e Agim Ibraimit.

Agim Ibraimi karrierën e ka filluar te Shkëndija, për të bërë lëvizjen e parë jashtë shtetit në Austri te Red Bull Salzburgu, më pas luajti në Slloveni me Olimpija, kaloi në Turqi te Eskisehirspor, përsëri kthehet në Slloveni por në skuadrën e Mariborit, që të luajë në Seria A të Italisë me Cagliarin, rikthehet përsëri në Slloveni te Maribori, kur për shkak mosmarrëveshje me drejtorin sportiv prisht kontratën dhe kalon te Astana. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button