“Eco Guerilla” reagon ndaj kërkesës së të punësuarve të “Jugohromit”

“Lëvizja Eco Guerilla dënon ashpër tendencat e udhëheqësisë së kombinatit “Jugohrom” që Qeveria të anulojë vendimin për ndalesën e punës së këtij ndotësi, dhe që Jugohrom të vazhdojë të ndot edhe më tej rajonin, është kërkesë e papranueshme, e kundërligjshme, e rrezikshme dhe me pasoja fatale për gjithë banorët e Tetovës dhe rajonit”, thuhet në reagimin e “Eco Guerillas”, pas kërkesës së Sindikatit të Punëtorëve të “Jugohromit” për rifillimin me punë të kombinatit.

“Duke krahasuar numrat, shihet qartë se përfundimisht pa Jugohromin, ajri i Tetovës është 40% deri në 50% më pak i ndotur. Ne flasim me numra dhe fakte, ndërsa udhëheqësia e Jugohromit manipulon me mashtrime dhe shpifje. Për shkak të aktivitetit disa vjeçar te Jugohromit, janë shkaktuar pasoja të pariparueshme negative në ambientin jetësor dhe në shëndetin e banorëve të Pollogut. Si rrjedhojë, është e pashmangshme inicimi i procedurës penale me të cilën do të konfirmohet përgjegjësia e udhëheqësisë së Jugohromit dhe do të shqiptohen sanksione të merituara”, shtojnë nga “Eco Guerilla”.

Përndryshe, Organizata “Eco Guerilla” ka deklaruar se Jugohrom është një nga ndotësit më të mëdhenj të Tetovës me rrethinë, dhe kjo, sipas tyre, është vërtetuar me uljen e nivelit të ndotjes në periudhat kur Jugohrom nuk ka punuar:

“Janar 2016, 39% më e ulët; Shkurt 2016, 41% më e ulët; Nëntor 2016, 49% më e ulët; Dhjetor 2016, 51%më e ulët. Vitin e kaluar Tetova arriti në 1000 mg PM10 në 1m3 ajër. Këtë vit maksimumi ka qenë 500 mg. Vitin e kaluar kemi qenë të parët në Evropë, por dhe në Botë. Këtë vit jemi në vendin e 7 – 8 në Maqedoni. Sigurisht që Tetova vazhdon të jetë e ndotur por pa ndotjen nga Jugohromi është dukshëm më mire”, përfundojnë nga “Eco Guerilla”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button