May thërret britanikët “të mos frikësohen” nga terroristët

Kryeministrja britanike, Theresa May u bëri thirrje qytetarëve që t’u dërgojnë një mesazh të qartë terroristëve me të cilin do t’u thonë se nuk janë të frikësuar nga veprimet e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë ekskluzive për të përditshmen britanike “The Evening Standard”, ajo tha se njerëzit duhet të dalin dhe të kënaqen në kohën e festave.

Sipas saj, njerëzit nuk do të duhet të frenojnë veten nga “shpingu” dhe zbavitja në kryeqytet, pavarësisht sulmit vdekjeprurës terrorist i cili ditë më parë ndodhi në Berlin, ku në shënjestër ishte tregu i Krishtlindjeve.

“Është e një rëndësie të veçantë të dërgojmë mesazh të qartë se nuk do të frikësohemi nga terroristët, por se do të vazhdojmë jetën ashtu siç kemi bërë der më tani”, tha May.

Niveli i sigurisë i vendosur nga organet e policisë për Londër është “i lartë”, që do të thotë se është i mundur një sulm terrorist.

“Shërbimet e sigurisë dhe policia janë duke punuar tërë kohës për të na mbajtur të sigurt”, lëvdëroi May shërbimet e sigurisë.

Policia e Londrës deklaroi se pas sulmit në Berlin është duke rishqyrtuar masat e sigurisë në kryeqytet.

Ndryshe, rreth një milion londinezë dhe turistë mblidhen në brigjet e lumit Temza dhe në sheshet kryesore të qytetit për të parë fishekzjarret tradicionale në prag të Vitit të Ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button