Talibanët sulmojnë shtëpinë e një deputeti afgan, vrasin 8 persona

Talibanët e kanë sulmuar shtëpinë e një deputeti në kryeqytetin afgan, Kabul duke vrarë tetë persona, njoftojnë zyrtarët, shkruan REL.Ata thonë se tre sulmuesë janë vrarë nga forcat e armatosura më 21 dhjetor.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se ata kishin cak një “takim me rëndësi të zyrtarëve të sigurisë”.

Sulmi ka ndodhur në pronën e deputetit nga Helmandi, Mir Wali, i cili është dërguar në spital për trajtim mjekësor pasi ka kërcyer nga kulmi i shtëpisë për t’i shpëtuar sulmit, ka thënë Fraidoon Obaidi, shefi i departamentit të hetimeve penale në policinë e Kabulit.

“Presidenti Ashraf Ghani e dënon fuqishëm këtë sulm në rezidencën e deputetit nga Helmandi, Mir Wali gjatë të cilit u vranë dy pjesëtarë të familjes së tij, disa prej truprojave të tij dhe djali i një tjetër deputeti nga Uruzgani, Obaidullah Barakzai,” thuhet në komunikatën e pallatit presidencial.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button