Maqedoni, ja sa është paga mesatare në tetor

Neto-paga mesatare mujore e paguar për të punësuar në Maqedoni në tetor të këtij vitit arrin 22.460 denarë dhe është për 1,1 për qind më e lartë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Bruto-paga mesatare është 33.023 denarë dhe është për 1,3 për qind më e lartë se sa në tetor të vitit 2015. Në tetor të këtij viti 1,1 për qind e të punësuarve në RM nuk kanë marrë pagë.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, rritja e neto-pagës vjen falë pagës më të lartë të paguar në sektorin e Ndërtimtarisë për 6,4 për qind, Veprimtarive administrative dhe atyre ndihmës shërbyese për 5,8 për qind dhe Objekteve për akomodim dhe veprimtarive shërbyese me ushqim  5,7 për qind.

Rritja e neto-pagës mesatare të paguar për të punësuar, në raport me muajin paraprak, është shënuar në sektorët e Ndërtimtarisë 7,5 për qind, Veprimtarive administrative dhe ndihmës shërbyese për 5,8 për qind, Objekteve për akomodim dhe veprimtarive shërbyese me ushqim për 5,6 për qind.

Rritja e bruto-pagës mesatare mujore të paguar për të punësuar, në krahasim me muajin paraprak ka në Veprimtaritë administrative dhe ndihmës shërbyese për 4,6 për qind, Objekteve për akomodim dhe veprimtari shërbyese me ushqim për 4,2 dhe Artit, argëtimit dhe rekreimit për 3,6 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button