Ajo s’është më zemërmira

Shikoj derën
Andej era
Bart muzikën e një casti
Mbi një lule
Mbi një mal
Eja gocë
Eja natë
Të hamë darkën e rrëfimit
Dhe përmbytjen e dashurisë
Nën jorgan të ftohtë si ngrica
Të shoh si ecë frymëmarrja e territ
Mbi shuplakë mbi këta gishta

Me ngadalë e zgjata syrin
Mbi dritatarën që s’është më
As ormani me shumë libra
As qenushi nuk bën zë
Thuaj po oj errësirë
Po, të erdhi në buzë jeta

Ledhatarja kaq e lehtë
Kaq e lirë në pëshpërima
Po zemra ime vetëm hesht
Vetëm hesht
Ah
Ajo s’është më zemër mira.

Autor: Fatos Rushiti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button