Maqedonia mbyll vitin e 162-ta, Kosova e 165-ta, Shqipëria e 49-ta (FOTO)

Sot FIFA ka publikuar renditjen e kombëtareve të botës për muajin dhjetor. Asnjë nga reprezentacionet e grupit kualifikues për në “Rusia 2018”, ku bëjnë pjesë Shqipëria dhe Maqedonia, nuk kanë lëvizur nga pozicionet që mbanin një muaj më parë.

Reprezentacioni i Maqedonisë e mbyll vitin 2016 në pozitën e 162-të, pozitë kjo që nuk ka ndryshuar nga muaji i kaluar që u publikua nga FIFA. Nga kjo pozitë Maqedonia do ta fillojë edhe vitin 2017, duke qenë renditja më e dobët në historinë e futbollit të Maqedonisë.

Para Maqedonisë kanë mbetur reprezentacionet si Aruba, Malajzia, Mjanmar, ndërsa menjëherë pas me diferencë të vogël është, Kosova në pozitën e 165-të.

Kombëtarja shqiptare mbetet në vendin e 49-të, si muajin e kaluar. Pozitën më të mirë në renditje, Shqipëria e pati në muajin gusht 2015, vendin e 22-të në FIFA. Një rekord historik në ranglistën e kombëtareve të gjithë botës. Vendi i 84-t ka qenë pozicioni më i keq gjatë vitit 2016, që ka pasur kombëtarja shqiptare nën drejtimin e Gianni De Biasit.

Renditja e kombëtares shqiptare
Renditja e kombëtares shqiptare

Top dhjetëshja udhëhiqet nga Argjentina, para Brazilit në pozitën e dytë, Gjermania është e treta, Kili në pozitën e katërt dhe Belgjika përmbyll pesëshen e parë, që më pas renditja vijon. Kolumbia, Franca, Portugalia, Uruguai dhe Portugalia e mbyll dhjetëshen e parë. /Portalb.mk/

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button