Ndërmarrjet publike në borxhe deri në fyt

Gjithsej 24 ndërmarrje publike janë gjetur në listën e zezë të Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP). Ata nuk kanë paguar tatime me vlerë prej 17 milionë euro, transmeton Portalb.

Në “top 20” e borxhlinjve më të mëdhenj janë edhe ndërmarrjet publike “Rrugët e Maqedonisë”, “Pyjet e Maqedonisë”, “Ndërmarrja Publike Komunale Tetovë” dhe “Radio Televizioni i Maqedonisë”. Vetëm këto katër ndërmarrje kanë borxh thuajse 13 milionë euro, shkruan REL në gjuhën maqedonase.

Konsulenti ekonomik Goran Rafajllovski thotë se ajo që ndërmarrjet publike i kanë borxh shtetit nuk është edhe aq problem pasi që gjithkund në botë shteti është afarist i keq. Ai shton se problemi më i madh është që ndërmarrjet publike kanë më shumë borxhe te kompanitë private. Ai thotë se borxhi te kompanitë private është prej 3 deri më 5 herë më i madh nga ajo që ndërmarrjet i kanë borxh shtetit.

Edhe pse kompania “Pyjet e Maqedonisë” kanë borxhe, në ndërkohë portali informativ “Faktor” nxori informata që sipas darkave zyrtare të paguara në llogari të “Pyjeve të Maqedonisë” kanë arritur disa qindra euro. Rafajllovski thotë se problemi nuk duhet të kërkohet vetëm te harxhimet produktive, por edhe te puna e gabuar e ndërmarrjeve publike që kanë krijuar problem në ekonomi.

“Problemi kryesor është se sa është shuma që ndërmarrjet publike u kanë borxh atyre private me të cilat punojnë. Sa u ka borxh ndërmarrjeve private “Rrugët e Maqedonisë” dhe sa kohë nuk ka paguar, “Ujësjellësi” pse është futur në borxh? Sa ka paguar? Si munden që ndërmarrjet të shkaktojnë humbje në dëm të resurseve natyrale vendore? Kjo është çështja, dhe jo se a është bërë llogaria prej 50 pse 40 mijë denarë në kafene”, thotë Rafajllovski, përcjellë Portalb.

Një pjesë e analistëve ekonomik problemin e shohin te menaxhimi i keq i ndërmarrjeve, stafi i tepërt, në punësimet partiake, por edhe në mos-zbatimin e ligjit për disiplinë fiskale.

Kjo situatë krijon pasoja të rënda në ekonominë dhe  nëse mblidhet forcë që kompanitë t’ia kthejnë borxhin njëra tjetrës, shumë shpejtë ekonomia do të shkojë përpara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button