Përderisa Serbia ia tërheqë subvencionet, Maqedonia nuk tregon sa para i ka dhënë “Endavës”

Ministria për Administratë Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale e Serbisë, deklaroi se pas mbledhjeve me përfaqësuesit e Komunitetit IT, ka sjellë vendim që subvencionin prej 1.6 milionë euro për punësimin në IT sektorit të ndarë nga kompania “Endava” të tërhiqen nga buxheti i paraparë për vitin 2017, shkruan “Startlt.rs”, njofton Portalb.

Përpara më shumë se dy muajve, komuniteti IT ka “ngritur pluhur” dhe ka organizuar edhe peticion kundër subvencionit të ndarë nga IT kompania e huaj për punësim në sektorin e konkurrencës, me çka praktikisht do të krijohej konkurrencë jo-lojale në kompanitë IT vendore, ironkisht, e paguar me paratë e tyre të tatimeve. Peticioni u nënshkrua nga më shumë se 3.500 njerëz.

Pasi që IT komunitetit dërgoi letër zyrtare deri te Qeveria e Serbisë me kërkesë të ndryshimit të ligjit për ndarje të subvencioneve, përfaqësuesit qeveritar fillimisht e kanë i njohur kërkesën dhe kanë ngelur të qëndrimit se me buxhetin e vitit 2017, përveç kompanive vendore, të ndajnë subvencione edhe për përfaqësuesit e IT kompanisë britanike “Endava” në Beograd. Por vetëm disa ditë më pas, kryeministri i Serbisë, gjatë kohës së seancës ka deklaruar se subvencioni për “Endava” do të tërhiqet, ndërkaq sot informacionin e konfirmoi edhe ministrja Brnabiq, transmeton it.mk.

Endava në Maqedoni

Për rikujtim, kompania britanike “Endava” është e pranishme me zyra edhe në Maqedoni nga viti 2014, ndërkaq në lidhje me atë se kompania në fjalë a merr subvencione nga Qeveria e Maqedonisë, nuk ka informacion konkret përveç përgjigjes se ata “kujdesen dhe kontribuojnë drejt zhvillimit të skenës lokale të IT dhe se ekipi i tyre tanimë ka 150 të punësuar”.

Disa shfrytëzues të Twitterit dhe Facebook-ut, pas kanë nxjerrë disa dokumente publike të cilat janë të publikuara në ueb-faqen e Komisionit për Mbrojtje nga Konkurrenca në Maqedoni, transmeton Portalb.

Disa vegëza të cilat i kanë publikuar mund t’i shihni më poshtë.

  • Dekret për kushtet dhe procedurën për ndarje të ndihmës rajonale
  • Vendim 10-187 i 15.12.2014 në të cilin qëndron se Qeveria e Republikës së Maqedonisë do t’i realizonte masat për ndarje të planifikuar për ndihmë rajonale të Endava DOOEL Shkup me dhënie të grantit me vlerë prej XXXXX në kundërvlerë të denarit, ndihmë e cila është për qëllim të krijimit të XXX vendeve të punës. Ashtu sikur edhe shuma, në këtë vendim, nuk është publikuar edhe numri i vendeve të punës të cilët “Endava” duhet t’i punësojë qytetarët e Maqedonisë. Në vendim theksohet edhe mendimi i Komisionit i cili thotë.

“Masa e këtillë përfshinë transferim të mjeteve shtetërore për shkak faktit se mjetet ndahen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë për Endava DOOEL Shkup.

Selektiviteti i masës shihet në faktin se ndihma është bërë vetëm për një ndërmarrje konkrete – Endava DOOEL Shkup, për atë vjen deri në shkeljen e balancit mes ndërmarrjeve dhe konkurrentëve të tyre. Realisht, selektiviteti i masës shihet edhe në faktin, se me ndarjen e ndihmës shtetërore për një ndërmarrje, në rastin konkret për Endava DOOEL Shkup, vihen në pozitë të palakmueshme ndërmarrjet tjera të cilat ekzistojnë dhe veprojnë në të njëjtin treg – Qendra e ofrimit të shërbimeve teknologjike – programim kompjuterik”, thonë nga Komisioni.

Sipas tyre, masa ekonomike e ndarë për këtë ndërmarrje mund të llogaritet si favorizim.

Në raportin vjetor të Komisionit për Mbrojtje nga Konkurrenca për vitin 2014, mund të shihet se është ndarë ndihmë për “Endavën”, por edhe aty nuk është shkruar vlera.

Nga ky dokument mundet që të supozohet se Endava ka marrë ndihmë ose ka pasur ide që t’i ndahet ndihmë për të punësuar persona në IT sektorin edhe nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, megjithatë kjo informatë ende nuk është konfirmuar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button