Bekim Ramadani të shtunën i promovon dy libra në “Librarinë e Çarshisë”

“Libraria e Çarshisë”, ju fton të merrni pjesë në promovimin e librave ”Meditim për artin tim” dhe ”Dëgjo këngën dhe harro brengën” nga autori Bekim Ramadani, që do të mbahet me datë 24.12.2016 (e shtunë), me fillim në orën 13:00, në hapësirat e “Librarisë së Çarshisë”.

Në këtë promovim referues do të jenë Edmond Buharaja – kompozitor, Holta Sina – muzikologe dhe Memli Kelmendi – dirigjent. Gjithashtu me pika muzikore do të paraqiten Shkëlzen Pajaziti – violinë, Jetmir Mehmedi – kitarë,Albin Ramadani – piano, si dhe grupi kamertal – FM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button