Të paktën 48 gazetarë janë vrarë në vitin 2016 duke kryer detyrën e tyre profesionale

Të paktën 48 gazetarë janë vrarë në botë derisa kanë qenë duke kryer detyrën profesionale në vitin 2016, njoftoi Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve. Vjet numri i gazetarëve të vrarë ka qenë 72 persona.

Në raportin, që është publikuar këtë të dielë thuhet se 26 nga gazetarët e vrarë sivjet humbën jetën në veprimtari luftarake ose në zjarr kryqëzues gjatë raportimeve të konflikteve në Siri, Irak, Jemen, Libi, Afganistan dhe Somali.

Tetëmbëdhjetë nga gazetarët e vrarë si pasojë e urrejtjes për shkak të punës së tyre.

Rënia e vrasjeve të porositura të gazetarëve mund të jetë falë faktorëve si ndërmarrja më pak e rreziqeve nga ana e mediave dhe përdorimi i mjeteve të tjera për heshtjen e gazetarëve të cilët janë të orientuar për kritika.

Siria është vendi më i rrezikshëm për gazetarë tashmë pesë vjet me radhë. Në vitin 2016 në Siri janë vrarë 14 gazetarë, ndërsa nga gjashtë gazetarë janë vrarë në Irak dhe në Jemen.

Gazetarët në këtë listë janë vrarë në periudhën midis 1 janarit dhe 15 dhjetorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button