Gjykata Administrative mbaroi seancat dëgjimore, nesër publikon vendimet

Gjykata Administrative ka përfunduar të gjithë seancat dëgjimore për pesë paditë e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së ndaj vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për procesin zgjedhor. Megjithatë nga ky institucion akoma nuk ka asnjë vendim, raporton Alsat-M.

Në këto seanca edhe një herë u dëgjua pala paditëse kurse debati mes këshillave të gjykatësve dhe vendimi përfundimtar, bëhen pas dyerve të mbyllura. Gjykatësit thanë se vendimi mund të publikohet sot ose e shumta, deri nesër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button