Maqedoni, Kocijançiq: Brukseli është e shqetësuar për retorikën negative

Komisioni Evropian sot ka bërë thirrje që të mos kryhet trysni ndaj Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSZ) dhe gjyqësorit, njofton Portalb.

“Komisioni i ka regjistruar rezultatet preliminare dhe rezultatin e ankesave dhe tani i pret vendimet nga procesi ankesave. Pushteteve shtetërore relevante, duke e përfshirë edhe KSHZ-në dhe gjyqësorin, duhet t’u mundësohet që të punojnë pa pengesa, pa trysni dhe pa përzierje politike”, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, duke u përgjigjur në pyetjen se si i komentoni protestat përpara KSHZ-së.

Në pyetjen se si e komentojnë fjalimin me gjuhë të urrejtjes të protestave dhe retorikën negative të VMRO-DPMNE-së drejt ambasadorëve të huaj dhe diplomatëve në  Maqedoni, nga Komisioni theksuan se partitë politike duhet të sjellën me përgjegjësi dhe të mos e varrosin besimin në institucione.

“Veçmas jemi të shqetësuar për shkak të tensioneve në ditët e fundit dhe rritjen e retorikës negative. Komisioni u bën thirrje të gjithë palëve të interesuara që të sillen me përgjegjësi për t’u forcuar besimi i qytetarëve në institucionet publike dhe në procesin demokratik”, deklaroi Kocijançiq.

Nga Brukseli përsëritën se presin konstituim të shpejtë të Parlamentit të ri dhe formimin e Qeverisë së re, por edhe implementimin e reformave me të cilat do të zgjidhen problemet sistematike të sundimit të ligjit nëpër prioritet dhe zbatimin e marrëveshjeve paraprake politike.

Nga Komisioni porosisin se do të vazhdojnë që ta përkrahin shtetin dhe integrimin e saj evropian. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button