Aplikacioni që ju ndihmon të shmangni persona të caktuar

Përderisa shumica e aplikacioneve janë për t’i lidhur njerëzit mes vete, Brian Moore filloi ta pyeste veten në qoftë se do të mund ta krijonte një aplikacion i cili mund të ndihmoj që t;i shmangë njerëzit e padëshiruar.

Ai mendoi se këtë aplikacion do të mund ta ndërtonte duke futur të dhëna, për të treguar vendndodhjen e njerzve të cilët dëshiron t’i shmangë.

Kështu si ai dhe Chris Baker ishin frymëzuar për ta krijuar aplikacionin Cloak, një aplikacion i lirë për iPhone që tërheqë vendndodhjen e miqëve tuaj përmes kontakteve të Instagram’it dhe Facebook’ut.

I harton pozitat e njerëzve duke u bazuar në postimet e fundit në rrjetet sociale.

Për shembull, nëse ata kanë bërë check-in kohën e fundit, juve në aplikacion ju tregon për vendndodhjen e tyre të mundshme.

Aplikacioni u lejon përdoruesve që të krijojnë alarme për njerëz të caktuar nëse aplikacioni i detekton që janë afër, si për shembull për shefin, ish-të dashuren apo ish-të dashurin dhe njerëzt e tjerë që ju bezdisin.

Aplikacioni për momentin punon vetëm me Instagram dhe Foursquare, kështu që ka dobi të kufizuara nëse miqtë tuaj nuk janë aktiv në këto rrjete.

Por, zhvilluesit e këtij aplikacioni kanë thënë se shumë shpejt do ta integrojnë edhe Facebook’un në të, pasi që ka qenë në plan qysh në fillim.

Disa po e pëlqejnë këtë aplikacion dhe po krijojnë alarme duke përdorur hartën për njerëz të cilët edhe duan t’i shohin./ Lajmi.net

Lajme të ngjashme

Back to top button