Çdo i treti fëmijë në Gjermani lind nga prindër të pamartuar

Çdo i treti fëmijë në Gjermani lind nga prindër të pamartuar, transmeton lajmi.net.

Të dhënat e publikuara nga Zyra Federale e Statistikave tregojnë se trendi ka mbetur i pandryshuar nga viti 2015.

Familjet e tilla janë shtuar në 25 vjetët e fundit në Gjermani, ku, si në çdo vend të zhvilluar, çiftet nuk ndjekin modelin tradicional të familjes.

Unike për Gjermaninë është mospërputhja e shifrave brendapërbrenda.

Në rajonet që dikur kanë përbërë Gjermaninë perëndimore, 30 përqind e të porsalindurve kanë prindër të pamartuar.

Në ish-lindje, ky numër qëndron në 61 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button