Aktivitet letrar për nderë të Esad Mekulit

Aktiviteti i radhës i Klubit të Shkrimtarëve “OENEUM” – Tetovë, më 18.12 2016, organizoi Akademi Përkujtimore, kushtuar 100 vjetorit të lindjes së poetit Esad Mekuli.

Ky manifestim kaq i rëndësishëm për Tetovën dhe më gjerë u realizua në praninë e mëse 30 poetëve dhe kritikëve të letërsisë, të ardhur nga shumë qytete të Maqedonisë. Hapjen e kësaj Akademie përkujtimore e bëri kryetari i klubit Ejup Ajdini, kurse referatin për këtë kolos të letërsisë shqipe e lexoi Vebi Bexheti. Gjatë manifestimit, poetët lexuan poezitë e tyre, kurse vargjet poetike nga veprimtaria poetike e Esat Mekulit i lexoi Vjollcë Berisha.

Përveçse nga Tetova, në këtë orë të madhe poetike morën pjesë edhe Fadil Curi e Rexhep Bajrami nga Shkupi, Lulzim Haziri nga Gostivari, Xhemile Adili nga Kërçova, Blerona Brao nga Struga etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button