“Rogue One”, mbi 290 milionë dollarë fitime

Filmi “Rogue One: A Star Wars Story” vetëm në kinematë amerikane ka arritur të fitojë 155 milionë dollarë, duke shënuar kështu një nga debutimet më të mira në histori të prodhimeve filmike, njofton REL.

Në tërë botën, filmi në fjalë ka fituar 290.5 milionë dollarë.

Filmat nga seria “Star Wars” deri në vitin 2012 kanë qenë krjime të “LucasFilm”, ndërsa nga ai vit, të drejtat mbi këtë seri filmash janë blerë nga “Disney”.

Zyrtarët e kësaj kompanie nuk kanë pritur që filmi “A Rogue One” të arrijë kaq shumë sukses, sidomos për faktin se kjo është historia e parë që nuk ka të bëjë me klanin “Skywalker”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP