Lladrovci fiton bindshëm me 63 për qind të votave

PDK del me fytyrë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në Drenas. Sipas rezultateve, kadidati i saj, Ramiz Lladrovci, ka fituar zgjedhjet, njofton Gazeta Express.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci ka fituar bindshëm në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Drenasit.

Sipas rezultateve të Demokracisë në Veprim, Lladrovci ka fituar 63 për qind të votave, shkruan Express.

Ndërkaq, kundërkandidati i tij nga radhët e Nismës për Kosovë, ka fituar 37 për qind të votave.

Në Drenas, tashmë ka filluar festa për zgjedhjen e Lladrovcit në krye të kësaj komune. Simpatizantët e PDK’së kanë mbushur rrugët e Drenasit dhe janë duke festuar me fishekzjarre.

Zgjedhjet e raundit të dytë në Drenas, u cilësuan nga KQZ si të qeta, pa ndonjë incident i cili do të cenonte gjithë procesin zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button