Përurohet vepra “Studime 6”

Në Dibër, para artdashësve dibran u  përurua  libri “Studime 6” i Prof Dr. Mahmud Hysa ku në detaje përshkruhet vepra e patriotëve  t? shquar dibran Said Najdeni dhe Hafiz Sherif Langu.

 “Studiuesi  nga Tirana, Agron Tufa në punimin e tij shkencor “Dy monografi që vënë në siklet albanologjinë”  tha se  këto jan? dy figura me domethënie t? madhe kombëtare q? e meritojn? t? jen? n? historin? ton? . Sipas  studiuesit Tufa, profesori  Hysa  n? k?t? studim na i  sjell materialet ku mbërthehen  ngjarjet m? rëndësishme t? shekullit XIX dhe XX  t? historisë moderne t? shqiptarëve , me dy figura kyçe të historisë ton? . Me fakte dokumentare  q? jan? n? studimin monografik  k?ta figura, Dr.Hysa  na i ofron  si konfirmim dokumentar”, tha Tufa.

Profesor Dr. Qerim Lita m? shumë u ndal tek figura e Hafiz Sherif Langu i cili tha se fal  profesor Mahmud Hys?s u njohëm me k?t? figurë t? ndritshme kombëtare,  i cili s? bashku me atdhetarët  e tjerë dibran i priu   lëvizjes komb?tare ,ka kontribuar p?r hapjen e shkollave shqipe dhe ishte nj? nd?r iniciator?t e grupit “Bashkimi” n? Dib?r me pjesëmarrje aktive n? Kongresin e Dibr?s dhe delegat n? kuvendin komb?tar t? Vlorës m? 1912, tha Lita 

Kryetari i Dibr?s, Ruzhdi Lata i cili njëkohësisht ?sht? edhe  recensent i k?tij libri,  tha se metodologjia shkencore që ka aplikuar ky studiues në këto monografi ka pika të përbashkëta dhe dalluese sepse edhe vetë veprimtarët dallojnë. Sipas Latës  Said Najdeni ka qenë veprimtar dhe krijues letrar, ndërsa Hafiz Sherif Langu ka qenë vetëm veprimtar. E përbashkëta është se studiuesi u qaset fenomeneve historike kulturore dhe vendosja e veprimtarëve në kontekstin e historisë së Lëvizjes Kombëtare, politike dhe kulturore duke mos i abstraktuar fenomenet e historisë tradicionale të ngjarjeve, kronologjisë, emërtimeve, datimeve për të pasur një pasqyrë sa më komplete të kohës kur kanë jetuar dhe vepruar këta dy veprimtarë”, theksoi Lata. 
 N? “Studimet 6” , autori prezanton edhe dokumente arkivale t? arkivit shtetëror t? Maqedonisë , t? arkivit qendror t? Shqip?ris?, dhe nga arkivi i Ministris? t? punëve t? brendshme t? Shqip?risë.

Lajme të ngjashme

Back to top button