Nesër super derbi Vardari – Shkëndija

Me ndeshjen në mes Rabotniçkit dhe Bregallnicës, sot zyrtarisht fillon rrethi i tretë i garave në Ligën e Parë të Maqedosnisë në futboll, ku të gjitha skuadrat do të tentojnë të grumbullojnë sa më shumë pikë, kush për luftë të fitojë titullin, e kush prej tyre të sigurojë ekzistencën. 

Një ndër skuadrat kryesuese të tabelës së klasifikimit, Rabotniçki, sot ka rast që përkohësisht të mbetet i vetmuar në krye të tabelës, në rast se arrin të shënojë fitore ndaj Bregallnicës së Shtipit, ndaj së cilës skuadër brenda këtij muaji ka zhvilluar dy ndeshje dhe ka bilans pozitiv, një herë ka luajtur baras dhe një herë i fitoi

Derbi i javës padyshim që do të jetë ai ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës që do të luhet në stadiumin “Filipi i Dytë”. Kjo ndeshje luhet me fillim në orën 16:00, dy orë më vonë nga 4 përballjet tjera, ku vlen të theksohet edhe përballja ndërmjet dy skuadrave shqiptare, Renovës dhe Gostivarit.

Këto dy skuadra u takuan edhe dy javë më parë po në Tetovë, kur “gjipspunuesit” kishin shënuar fitore me rezultatin 3:0, ndërkohë në takimet tjera që në program janë të dielën do të takohen: Metalurgu – Napredoku, Pelisteri – Makedonija Gj.P. si dhe Turnova – EuroMilku. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button