Nga “Kupa e Trakias” Rexhepi i art, Xhaferi i bronztë

Mundësit shpresdhënës të KM Liria kanë vazhduar me paraqitjet e mira dhe grumbullimin e medaljeve edhe nga garat ndërkombëtare. Dy medalje të reja erdhën para pak momentesh nga “Kupa e Trakias” që po zhvillohet në Plovdiv të Bullgarisë, ku një është e artë dhe tjetra e bronzte. Minir Rexhepi, i cili garoi në kategorinë deri 54 kg, me shumë siguri dhe pa pikë të humbur i kaloi të gjithë kundërshtaret, duke u shpallur kampion.

Orhan Xhaferi
Orhan Xhaferi

Medaljen tjetër klubit shqiptar nga Shkupi “Liria”, ia solli Orhan Xhaferi, i cili në kategorinë deri 66 kg ishte bindës dhe me meritë u ngjit në  piedestal. Nga KM Liria presin sukses edhe nga Muhamed Feruku dhe Adem Asani, të cilët do të garojnë në kategoritë e grupmoshave të fëmijëve. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button