IOM: Nga fillimi i vitit kanë humbur jetën ose janë zhdukur mbi 7.000 migrantë

Organizata ndërkombëtare për migracion (IOM) sot kumtoi se viti 2016 është viti rekord për nga numri i migrantëve të vdekur ose të zhdukur në botë.

“Nga fillimi i vitit 7.189 migrantë dhe refugjatë kanë humbur jetën ose janë zhdukur nëpër marshrutat botërore migruese. Ky është numri më i madh deri më tani”, deklaroi në konferencën për shtyp në Gjenevë zëdhënësi i IOM, Leonard Dojl.

Ai shtoi se çdo ditë mesatarisht vdesin nga 20 njerëz dhe se nëse vazhdon trendi i këtillë, deri në fund të vitit do të humbin jetën edhe 200 deri 300 burra, gra dhe fëmijë.

Në dy vitet e fundit kanë humbur jetën ose janë zhdukur 5.267 migrantë dhe 5.740 refugjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button