Ndahen çmimet “Kult” fiton regjisori kërçovar Qendrim Rijani

Mbrëmë në Tiranë u ndanë për të 12 herë më radhë çmimet “Kult 2016”, një event i përvitshëm, i cili që prej vitit 2005 vlerëson shkrimtarët dhe artistët nga fusha e medias, artit dhe kulturës.

Akademia Kult, organizoi një mbrëmje gala mes artistësh, të mbajtur në Katedralen Ortodokse, ku sigurisht të gjithë të ftuarit prisnin vlerësimet dhe ndarjet e çmimeve. Mes dymbëdhjetë çmimeve, ai që fitoi vëmendjen kryesore ishte çmimi special, i cili këtë vit u fitua nga Petro Zheji, për trilogjinë “Shqipja dhe sanskritishtja.”

Një juri e përbërë prej 126 anëtarë, shpalli dymbëdhjetë çmime, ku u vlerësuan artistë jo vetëm brenda, por dhe jashtë vendit. Në mesin e fituesve është edhe regjisori i ri por shumë i suksesshëm nga Kërcova, Qëndrim Rijani, i cili fitoi çmimin për regjinë më të mirë të vitit për shfaqen “Doktor Shuster”.

qemdrim

Pas shpalljes së fitores Qëndrimi përmes rrjeteve sociale dërgoi një falënderim të gjithë atyre që e kanë përkrahur dhe kanë besuar tek ai.

“Faleminderit Shqipëri, Faleminderit Kult-Juria , Faleminderit ju që keni besuar dhe vazhdoni të besoni tek unë. Faleminderit të gjithë ju të cilët keni qenë mbështetja dhe forca për të ngritur Qendrimin, drejt cilit’do suksesi në jetë…Faleminderit!”.

Çmimet e Akadamisë Kult janë:

Libri i përkthyer i Vitit – Edit Dibra
Libri Studimor i Vitit – Aurel Plasari
Libri Artistik më i mirë i Vitit – Parid Teriçi
Kënga më e Mirë e Vitit – Aurela Gaçe
Interpretuesi Lirik – Eva Golemi
Instrumentisti i Vitit – Merita Rexha Tërshana
Balerina e Vitit – Adela Muçollari
Regjia e Vitit – Qëndrim Rijani
Aktorja e Vitit – Zamira Kita
Aktori i Vitit – Sotiraq Bratko
Artisti Pamor i Vitit – Lekë Tase
Çmimi Special – Petro Zheji

fituesit

2 thoughts on “Ndahen çmimet “Kult” fiton regjisori kërçovar Qendrim Rijani

  1. Bravo Rijani……..Je vertete talenti i ri i cili po reformon Teatrin Shqiptare…..me konceptet moderne te regjise…!
    p.s Nuk e kuptoj pse thone nga Kercova…..ti je i yni je i Tiranes…!;)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP