Një 12 vjeçar “u përpoq të sulmonte” një treg Krishtlindjesh në Gjermani

Një djalë 12 vjeç, gjermano-irakian, ka bërë përpjekje të hedhë në erë një treg Krishtlindjesh, në qytetin Ludvihshafen të Gjermanisë, thanë prokurorët.

Ai ka lënë atje një çantë dore me eksplozivë, e cila nuk ka arritur të shpërthejë, transmeton REL.

Sipas prokurorëve, ai po ashtu ka vendosur një tjetër pajisje shpërthyese pranë bashkisë së qytetit, disa ditë më vonë, porse një kalimtar ka alarmuar policinë dhe nuk është plagosur askush.

Rasti i parë ka ndodhur në fund të nëntorit, i dyti në fillim të dhjetorit.

Dymbëdhjetëvjeçari, i cili ndodhet në paraburgim, mendohet se është radikalizuar së voni dhe se ka lidhje me grupin militant Shteti Islamik.

I dyshuari ka lindur në qytetin Ludvihshafen, nga prindër irakianë, në vitin 2004.

Në nëntor, Deparatamenti amerikan i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim për “rrezik të lartë nga sulmet terroriste në Evropë, sidomos gjatë sezonit të festave të fundvitit”.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Shume me vie keq qe sqenka ativizu asnnjera. Dhashte zoti heren tjeter te shohim derra te pjekur rrugeve te europes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button