Thatësi në fakte, begati në transmetim të urrejtjes

[Recension: Profesori shqiptar u mbanë ligjerata gjimnazistëve: Dora ju thaftë atyre që votuan Zaevin]

Politika është e ndaluar nëpër shkolla, sepse aty kemi të bëjmë me nxënës, fëmijë dhe të mitur, të cilët nuk kanë të drejtë vote dhe nuk duhet të keqpërdoren për qëllime politike. Këndi i lajmit është kapur në mënyrë të duhur, por nuk është trajtuar ashtu siç duhet dhe siç e kërkon profesioni i gazetarisë.

Për raste të tilla, duhet të sigurohen palët e përfshira në lajm. Nëse vërtet redaksia ka fakte që një profesor i gjimnazit në fjalë ka mbajtur fjalime politike dhe ka ushtruar propagandë ndaj nxënësve, kjo do të duhej të denoncohej edhe në institucionet përkatëse dhe gazetari të kërkonte qëndrimin e tyre.

Nxënësit e gjimnazit të Zef Lush Markut janë bombarduar me ligjerata politike nga një profesor, i cili në vend të shtjellimit të njësisë mësimore, u ka folur për procesin zgjedhor. Një nxënës I pranishëm në këtë orë, i ka treguar agjencisë së lajmeve INA, se profesori ka folur se si shqiptarët kanë votuar një parti maqedonase.

Nëse kjo ka ndodhur në një klasë që është pjesë e gjimnazit, atëherë ku është në këtë rast drejtori i shkollës, si i pari i cili duhet të mbajë përgjegjësi për të gjithë atë që ndodh në shkollë?! Në përmbajtje nuk ka indicie që tregon se është tentuar të merret qëndrimi i tij, i cili në këtë rast do të duhej të ishte i rëndësishëm për të pasur një lajm më të balancuar dhe më objektiv.

profesori-shqiptar-u-mbane-ligjerata-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Profesori shqiptar u mbanë ligjerata gjimnazistëve: Dora ju thaftë atyre që votuan Zaevin
Data dhe koha e publikimit: 14.12.2016
Data e recensionit: 15.12.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Ligji është arma më e fortë e gazetarit. Në raste kur kemi të bëjmë me keqpërdorime të detyrës, është e udhës që të citohet ligji dhe masat që parashikohen. Në rastin konkret, nuk kemi një element të tillë të përfshirë në lajm.

“Ai e filloi orën duke thënë: Të gjithë ata shqiptarë që kanë votuar LSDM-në ju thaftë dora. Pastaj vazhdoi duke thënë: Prej sot ecni rrugës dhe në vehte përshpëritni: Unë jam tradhtar.Edhe pse ne jemi viti parë dhe nuk kemi të drejtë vote,  ai mbante orë politike”, deklaroi nxënësi.

Agjencia e lajmeve INA nuk do të bëjë publik emrin e profesorit për mos dëmtuar imazhin e shkollës. (INA)

Një deklaratë e vetme pa dëshmi konkrete për këtë keqpërdorim nuk është e mjaftueshme për të thurur një lajm. Për të konfirmuar nëse vërtetë ka ndodhur një gjë e tillë në një orë mësimi, teksti duhej të siguronte dëshmi dhe prononcime edhe të nxënësve tjerë dhe të bazonte në citate informacionin. Lajmi, si i tillë, pa prononcimet e nevojshme, pa qëndrime ekspertësh dhe njohësish të fushës së të drejtave të të miturve dhe fëmijëve, i pakompletuar dhe i pa bazuar në dëshmi, është vetëm tendencioz dhe i njëanshëm.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button