Amdi Bajram përdor gjuhë të urrejtjes kundër Zaevit (VIDEO)

“Zaevi shumë afër do ta ketë funeralin. Shumë shpejt do t’i vjen varrosja. Do të jetë në kardiologji, do të pësojë infarkt për disa ditë. Atje do të shkojmë për vizitë. Do t’i ndezim qirinj edhe në varreza”, këto janë fjalët e tmerrshme të cilat mbrëmë i tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, përpara KSHZ-së, ku ishin mbledhur për të protestuar që të mos i pranojë KSHZ ankesat e LSDM-së për parregullsitë zgjedhore, njofton Portalb.

Derisa ka mbajtur fjalim me plot kërcënime dhe ofendime, të mbledhurit kanë bërtitur “ashtu është”.

“Të mos mendojë që të bëjë manovra pasi që këtu qëndron garda në krye me mua. Deri në mëngjes do të ngelemi këtu. Ne me nderë dhe me respekt iu dhamë dy vjet gjysmë që të na maltretojnë. Mendoj se është mjaft. Kjo nuk durohet më. Shihni se shtetin duan ta shesin, të na e ndajnë, atë nuk munden ta bëjnë. Maqedonia është një dhe e tillë do të ngelet”, tha Bajram.

Amdi Bajram në këtë fjalim ka përdorur gjuhë të urrejtjes, e cila në Maqedoni llogaritet si vepër penale dhe dënohet me ligj.

LEXO MË SHUMË PËR PËRDORIMIN E GJUHËS SË URREJTJES: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button