Besart Ibraimi “sundues” i futbollit në Maqedoni

Besart Ibraimi është shpallur futbollisti më i mirë i vitit në Maqedoni, ndërsa Ilija Nestorovski ka marrë titullin futbollisti më i mirë që luan jashtë vendit, ndërsa epitetin trajner më i mirë e ka marrë seleksionuesi i reprezentacionit të moshave U21 Bllagoja Milevski. Në fakt këta ishin fituesit e çmimeve kyçe në përzgjedhjen që e kishte bërë Federata Futbollistike e Maqedonisë.

Por padyshim se i gjithë manifestimi kaloi në shenjë të futbollistëve të rinj dhe heronjtë e Bllagoja Milevskit të cilët arritën që për herë të parë në historinë e futbollit të Maqedonisë kualifikim në një kampionat evropian. FFM për herë të parë këtë vit ndau çmimin special për të gjithë futbollistët e reprezentacionit të Maqedonisë deri në moshën 21 vjeçare.

Futbollistët U21 me seleksionuesin Bllagoja Milevski

Futbollistët U21 me seleksionuesin Bllagoja Milevski

Futbollisti më i mirë i Maqedonisë Besart Ibraimi përveç çmimit futbollisti më i mirë, ai e fitoi edhe çmimin tjetër golashënuesi më i mirë i kampionatit, por shkaku i një intervenimi kirurgjik nuk ishte në mundësi që ta pranojë çmimin, por në vend të tij ishte babai dhe vajza e tij.

“Sigurisht se jam shumë i kënaqur që nga ana e FFM-së përveç çmimit ‘Golashënuesi më i mirë’ që vjen automatikisht si rezultat i golave të shënuar, shpallem edhe ‘Futbollisti më i mirë i vitit’. Falënderoj para se gjithash klubin tim Shkëndijën dhe gjithë ata që më kanë mbështetur për këtë arritje, të cilën dua ta ndaj me gjithë shokët e skuadrës. Jam krenar për sukseset që arrijmë me klubin e Shkëndijën dhe merita për këtë çmim është e të gjithë ekipit, pronarëve, bashkëlojtarëve, stafit teknik nga klubi im dhe tifozëve. Unë pas shumë viteve vendosa të kthehem në kampionatin e Maqedonisë dhe ecuria me Shkëndijën në Evropë, rrikthimi në përfaqësuesen e Maqedonisë dhe këta çmime më japin satisfaksion se kam bërë zgjedhjen e duhur”, është shprehur për faqen zyrtare të Shkëndijës, Besart Ibraimi, në mungesë të të cilit çmimet i pranoi babai i tij.
Mungesa e Besart Ibraimit në manifestimin e FFM-së ishte e arsyeshme, pasi sulmuesi të martën operoi hundën dhe nga dita e sotme është lëshuar në kurim shtëpiak.

Futbollist më i mirë i ri u shpall Elif Elmaz nga Rabotniçki. Në kategoritë e reja epitetin e klubit më të mirë e kishte Vardari i Shkupit, ndërsa trajner më i mirë u shpall Jugosllav Trençovski. Ekipi më “fair play” u shpall Horizont Turnova, arbitër më i mirë Dimitar Meçkarovski, futbollist më i mirë në futsall Igor Leovski, trajner më i mirë në futboll në sallë Ivan Bozhoviq, mirënjohje për vepër jetësore mori Lubisav Ivanov Xingo, punëtor më i mirë sportiv Sergej Samsonenko i Vardarit, golashënues më i mirë në kategoritë e reja u shpall Aleksandar Mishov i Akademija Pandev, futbolliste më e mirë u shpall Teodora Dimovska e Dragon, trajner më i mirë i futbollit të femrave Ilija Mandarov nga Dragon, ndërsa golashënuese më e mirë e kampionatit futbollistik të femrave u shpall Afrodita Salihi nga Dragon. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button